Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e një personi këtë të mërkurë në doganën e Kapshticës, pasi tentoi të trafikonte 9.3 kg kanabis në Greqi.
Nga pamjet e publikuara, shihet se 49-vjeçari Romi Tarusha, e kishte fshehur lëndën narkotike në automjetin që drejtonte tip “Benz”, në pjesën e bagazhit, tek bombola e gazit.
Kanabisi ishte i mbështjellë dhe i ndarë në 9 pako.
Operacioni policor i koduar “Maskimi”, u finalizua nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë./abcnews.al