Justin Vicky ka ndërruar jetë tragjikisht duke u stërvitur me sportin e tij.
Gjatë stërvitjes në një palestër në Bali të Indonezisë, Justin tentoi të ngrinte një shtangë 210 kilogramë, por nuk ia doli. Boshti i rrëshqiti nga duart, duke i thyer qafën dhe duke i paralizuar disa nerva.
33-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në palestrën “Paradise” dhe Justin po kryente një ushtrim rutinë i cili rezultoi fatal për të.
Justin Vicky ishte një influencër i njohur, pasi ai ndante çdo ditë me ndjekësit e tij ushtrimet e ndryshme dhe konsulta ushqimore./h.ll/abcnews.al
Justin Vicky, a fitness superstar with thousands of social media followers, died while training pic.twitter.com/r44gu3n7T8
— Darkside (@ShortCuts24) July 21, 2023