VIDEO/ Tension në Kategorinë e Parë, penalltia dhe kartoni i kuq acarojnë Tërbunin

schedule18:34 - 27 Qershor, 2020

schedule 18:34 - 27 Qershor, 2020

Tension në Kategorinë e Parë. Dinamo po luan në shtëpi kundër Tërbunit, ndeshje që e udhëheq 1-0 falë golit të Vilfor Hysës në mesin e pjesës së parë. Në minutat e fundit të këtij fraksioni, miqtë nga Puka pretenduan për një penallti.

Kryesori Cjapi vazhdoi lojën dhe situata u tensionua disi. Hyseni i Tërbunit nuk reagoi mirë ndaj një lojtari të Dinamos dhe u ndëshkua me karton të kuq. Vendimi i arbitrit acaroi lojtarët e skuadrës pukjane.

Ata u revoltuan dhe i kërkuan llogari Cjapit, duke e ekzagjeruar. Ndeshja vijon të luhet dhe Dinamo po ruan me fanatizëm avantazhin e krijuar. Fitorja është jetike për ekipin kryeqytetas, që shpreson të evitojë rënien në Kategorinë e Dytë. /abcnews.al