TIRANË- Pavarësisht se jeni në prag të stinës së vjeshtës, temperaturat në vendin tonë do mbeten relativisht të larta, sidomos në zonat e ulëta. Meteorologia Lajda Porja thotë se kjo javë do të dominohet nga moti i qëndrueshëm, megjithëse vranësirat do jenë preznete përgjatë 24 orëve. Sipas saj, vranësirat në zonat lindore dhe juglindore do jenë të dukshme dhe kjo do të sjellë rrebeshe shiu afatshkurtra.
“Kjo javë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke patur me shumë kthjellime, megjithëse vranësirat do të jenë prezente përgjatë 24 orëshit. Vranësirat më të dukshme do të ketë në zonat lindore dhe juglindore duke sjellë edhe momente me reshe, të cilat do të jenë rrebeshe afatshkurtra shiu”, tha ajo.
Sa i përket vlerave termike, Porja thotë se duke nisur nga e mërkura dhe deri në fundjavë, temperaturat do arrijnë në 35 gradë në zonat e ulëta.
“Maksimalja e temperaturave, të paktën deri të mërkurën, do të luhaten në vlerën 31-32 gradë celsius dhe duke filluar nga mesi i javës dhe deri në fundjavë, do të kemi rritje të temperaturave duke shënuar vlerën 35 gradë në zonat e ulëta”, tha ajo./n.m.abcnews.al