VIDEO/ Të vësh dy duart në kokë, autogol qesharak në Serie A

schedule21:37 - 3 Mars, 2021

schedule 21:37 - 3 Mars, 2021

Verona po triumfon kundër skuadrës së Benevento me rezultatin e pastër 0-2. Skuadra e Pippo Inzaghi u ndëshkua që në minutën e 25-të, kur Faraoni e dërgoi topin në rrjetë.

Nëntë minuta më pas u realizua edhe goli i dytë i kësaj ndeshje. Bëhet fjalë për një autogol të realizuar Daam Faloun, mbrojtësi belg i Beneventos.

Futbollisti 21-vjeçar, në vend që të spastronte zonën duke e goditur topin me kokë, e devijoi dhe e çoi drejt e në rrjetë. Autogol i çuditshëm, ndërkohë që Faloun për pak qëndroi i shtrirë prej asaj që bëri. /abcnews.al