VIDEO/ Të pandalshëm në La Liga, “Galaktikët” e Real Madrid kalojnë dhe “pengesën” Granada

schedule21:25 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 21:25 - 2 Dhjetor, 2023

Pritej një fitore komode e djemve, të Carlo Ancelotti-t dhe ashtu ndodhi. “Galaktikët” e Real Madrid arritën një tjetër fitore, në La Liga, teksa kësaj radhe, mundën në “Santiago Bernabeu”, me rezultatin e pastër, 2 me 0, skuadrën e Granada, skuadër në të cilën luan edhe “fantazisti” i Kombëtares, Myrto Uzuni.

Nga një gol në secilën pjesë mjaftoi për fitoren e “Los Blancos”, me golin e parë të sfidës, që erdhi nga ish-“fantazisti” i Milan, Brahim Diaz, në minutën e 26’-të të sfidës, ndërsa për të “vulosur” shifrat, 2 me 0 mendoi braziliani, Rodrygo, i cili shënoi në minutën e 57’-të të ndeshjes, duke siguruar kështu 3 pikët e radhës.

Falë kësaj fitoreje, “Galaktikët” ngjiten në vendin e parë të renditjes, me 38 pikë, po aq sa Girona e vendit të 2-të, mirëpo me një golavarash më të mirë dhe me një fitore direkte ndaj këtyre të fundit, ndërskaq, skuadra e Granada mbetet në vendin e parafundit të tabelës, me vetëm 7 pikë, pas 15 javëve të para. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: