VIDEO/ “Të Kuqtë” nuk falin në transfertë, Liverpool kalon lehtshëm skuadrën e Sheffield United

schedule22:37 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 22:37 - 6 Dhjetor, 2023

“Të Kuqtë” kanë arritur një fitore mbresëlënëse, mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa në “Bramall Lane” mundën me rezultatin e pastër, 0 me 2, skuadrën e Sheffield United, në përballjen e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, duke vazhduar të jetë një nga pretendentët për fitimin e titullit kampion, të këtij sezoni.

Nga një gol në secilën pjesë, fillimisht nga qendërmbrojtësit holandez, Virgil van Dijk, në minutën e 37’-të të sfidës e më pas nga “fantazisti” hungarez, Dominik Szoboszlai, në minutën e 90+4’, mjaftuan, që skuadra e Jurgen Klopp, të sigurojë fitoren e radhës, në elitën e futbollit anglez.

Përsa i përket përkthimit të pikëve në renditje, Liverpool ngjitet në kutoën e 34 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 2-të të tabelës, me vetëm 2 pikë, pas “Topçinjve” të Arsenal, të cilët kryesojnë kampionatin. Ndërkaq, në krahun tjetër, “Shpatat” e Sheffield United mbesin në vendin e fundit të renditjes, me vetëm 5 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Goli i Virgil van Dijk:

Goli i Dominik Szoboszlai, 2-0: