VIDEO/ Të dy tundën rrjetën, Olayinka fiton duelin me Qosen

schedule20:14 - 23 Janar, 2021

schedule 20:14 - 23 Janar, 2021

Kristi Qose vazhdon të jetë protagonist me Karvina në Çeki dhe të udhëheqë skuadrën e tij deri në këtë fazë të kampionatit. Skuadra e tij sot kishte një ndeshje të vështirë ndaj skuadrës së Slavia Praha për javën e 16 të kampionatit.

Gjigantët e Slavias shënuan dy herë në pjesën e dytë. Karvina u mundua të reagonte dhe ia doli të shënojë, teksa ishte pikërisht Qose, që tundi rrjetën. Mesfushori i kombëtares sonë mori përsipër një penallti dhe mundi të shënojë me një goditje të fortë në të 82-tën.

Por vetëm kaq për Karvina sepse ishte një tjetër emër i njohur për shqiptarët, që mbylli llogaritë e kësaj ndeshje. Ish-ylli i Skënderbeut, Peter Olayinka tundi rrjetën në minutën e 85-të dhe vulosi shifrat 1-3 të gjithë ndeshjes. Të sotmit plotësojnë numrin katër të golave në kampionat për të dy lojtarët. /abcnews.al