142 të dënuar të burgut të Fushë Krujës, janë transferuar në burgun e Durrësit dhe të Peqinit. Transferimet u bënë për shkak të rikonstruksionit që do të kryhet në burgun e Fushë Krujës.
57 të dënuar u transferuan në burgun e Durrësit dhe 85 në burgun e Peqinit.
Transferimi i te burgosurve u bë nën masa të rrepta sigurie ku u angazhuan forcat operacionale, nën drejtimin e specialistëve përkatës. Gjithashtu, për lëvizjen janë njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, si dhe komisariatet përkatëse, në përputhje me itinerarin e përcaktuar.
Masat për rritjen e sigurise në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit vijnë pas ngjarjeve të fundit, përfshirë arratisjen e Altin Ndocit si edhe rastin e futjes së lëndëve narkotike në burgun e Elbasanit.
Janë forcuar kontrollet, monitorimi dhe prania e forcave të sigurisë, ndërsa po rishikohen edhe procedurat e brendshme për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
/abcnews.al/


