VIDEO/ Te Barcelona shënojnë të gjithë, fundos “nëndetësen” Villareal

schedule00:03 - 6 Korrik, 2020

schedule 00:03 - 6 Korrik, 2020

Barcelona ka mposhtur me rezultatin e thellë 1-4 ekipin e Villareal. Për katalanasit e Quique Setien, shënuan Suarez, Griezmann, Ansu Fati dhe një autogol i Torres.

Madje, ky autogol i Torres zhbllokoi shifrat që në minutën e tretë të sfidës. Moreno barazoi për Villareal në minutën e 14-të, por më pas Barcelona tregoi dominimin dhe arriti të shënojë dhe tre herë të tjera.

Suarez kaloi në epërsi blaugranasit në minutën e 20-të, para se Griezmann në fundin e pjesës së parë të cconte shifrat në 1-3. Talenti Ansu Fati vulosi rezultatin final të sfidës në 1-4, me golin e tij në minutën e 86-të./abcnews.al

GOLAT E VILLAREAL – BARCELONA  1-4