VIDEO/ Tallava e “Tumankuqe”, ushtar Telushi&Co. ia marrin këngëve

schedule11:38 - 19 Gusht, 2020

schedule 11:38 - 19 Gusht, 2020

Prezantimi me këngë para shokëve të skuadrës vazhdon. Te Kukësi e kishin radhën tre futbollistë të tjerë për të kënduar dhe i pari që e ka bërë diçka të tillë ka qenë Bruno Telushi.

Vlonjati, me origjinë çame, i ka shkuar për shtat traditave dhe ka kënduat të famshmen “Tumankuqe”, ndërsa radhën më pas e ka pasur mbrojtësi Redon Dragoshi, i cili ka befasuar me një këngë tallava.

I fundit në radhë ishte mbrojtësi Kenan Horic, i cili sigurisht kë kënduar në gjuhën e tij dhe ka marrë duartrokitjet e shokëve të skuadrës. /abcnews.al