Borussia Dortmund e ka nisur me fitore sezonin e ri në Bundesliga, duke mposhtur rivalët e Borussia M’Gladbach me rezultatin e pastër 3-0. Ishte 17-vjeçari Giovanni Reyna ai që shënoi i pari, me talentin amerikan që tundi rrjetën në minutën e 35-të.
Në të 54-ën, nuk mund të mungonte ai, njeri i golave, talenti norvegjez, Erling Haaland. 20 vjeçari shënoi me anë të një penalltie, duke çuar shifrat në 2-0.
Golin e tretë dhe që vendosi rezultatin final të sfidës, e shënoi sërish bomberi Haaland, në minutën e 77-të. Fitore fantastike e Dortmund, skuadër që ka brenda shumë talent dhe klas!.abcnews.al
GOLAT/ B. DORTMUND 3-0 B. GLADBACH