VIDEO | Ta gëzojmë stadiumin e ri, por Franca është shumë e fortë!

schedule22:39 - 17 Nëntor, 2019

schedule 22:39 - 17 Nëntor, 2019

Inaugurimi i stadiumit të ri duhej bërë ndaj një kundërshtari të madh, por kjo kishte riskun e vet. Franca, kampione bote, u tregua profesioniste dhe na mposhtu me dy gola të shënuar në pjesën e parë. Tolisso dhe Griezmann vendosën fatet e ndeshjes, ndërkohë që Giroude edhe mund t’i kishte thelluar shifrat.

Shqipëria u mundua të bëjë diçka, por nuk kishte fuqinë ta shmangte humbjen. Franca e mbyll me fitore dhe renditet në vendin e parë, me 25 pikë, dy më shumë se Turqia. Shqipëria u pozicionua në vendin e 4-t, me vetëm 13 pikë të grumbulluara.

PJESA E PARË – Franca e tregoi që në fillim për çfarë kishte ardhur në Shqipëri. Nëse ndokush kishte menduar se “Gjelat” mund të lëshonin pak për shkak se inauguronim stadiumin, e morën mesazhin që në minutën e tetë. Pas një krosi të Griezmann, Tolisso me kokë shënoi në portën e Berishës dhe Franca e pa veten në avantazh.

Shqipëria mundohet të dalë më pas, por mungon pasi i fundit në ato pak aksione sulmuese. Nga ana tjetër edhe Franca nuk është se rrezikoi shumë, pavarësisht se kishte kontrollin e lojës. Gjithsesi, ata me cilësitë e tyre shfrytëzojnë çdo pasiguri dhe në minutën e 31-të Griezmann shënoi edhe golin e dytë. Kuqezinjtë përpiqen të hapin takimin, por nuk ia dalin dot dhe shkojnë drejt dhomave të zhveshjes duke lënë në fuqi rezultatin 0-2.

PJESA E DYTË – Reja mendoi për sulmin dhe hodhi në fushë Memushajn e Roshin. Kuqezinjtë e nisëm mirë dhe mund të shënonin me Hysajn dhe Gjimshitin që në fillim, por ata nuk ia dolën ta devijojnë në portë krosimin e Bares. Shqipëria mbetet në sulm, por mundësinë më të mirë e pati Franca me Giroud.

Sulmuesi i Chelsea u ndal nga Berisha, ndërkohë që më vonë do të ishte shtylla që do t’i mohonte golin. Karta e fundit e Rejës ishte Trashi, për Hysajn.  Nuk ëshët se ndryshoi diccka në lojën e Shqipërisë, ccka rrjedhimisht nuk solli as ndryshim të rezultatit. Franca triumfoi dhe kështu shqiptarët duhet të presin për të gëzuar fitoren e parë në stadiumin e ri.

EUROPEAN QUALIFIERS – GRUPI H
E diel, më 17 nëntor, ora 20:45
“Air Albania Stadium”, Tiranë

SHQIPËRI-FRANCË 0-2
Shënues:
Toliso 8′, Griezmann 31′

SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Dermaku, Gjimshiti, Hysaj (Trashi82′), Bare, Gjasula, Qose (Memushaj 46′), Lenjani (Roshi 46′), Manaj, Balaj. Trajner: Edoardo Reja
FRANCA: Mandanda, Varane, Lenglet, Kimpembe, Dubois (Pavard 88′), Sissoko, Tolisso, Mendy (Digne 75′), Ben Yedder (Fekir 85′), Griezmann, Giroud. Trajner: Didier Deschamps

GJYQTARË: Slavko Vincic, Tomaz Klančnik, Andraz Kovacic, Nejc Kajtazovic (Slloveni)
Kartonë të verdhë: Hysaj 20′ / Lenglet 25′

EPISODET –

72′ – Giroud ndalet nga shtylla pingule, pas një gjuajtje mjaft të bukur. Shqipëria shpëton edhe një herë nga goli.

68′ Dubois provoi me një goditje të fortë në zonë, Berisha e devijoi topin jashtë dhe Franca fitoi të drejtën e një goditjeje këndi.

59′- Lenglet ndërhyn në kohën e duhur, duke bllokuar një gjuajtje te Manajt. Rast që mund të kishte sjellë golin e parë për Shqipërinë.

55′ – Bare tenton me një kthesë brenda zonës, topi devijohet nga mbrojtja mike dhe përfundon jashtë. Goditje këndi, që nuk solli asnjë rrezik.

52′ – Berisha na shpëton nga pësimi i golit të tretë. Sulmuesi francez, Giroude, doli i vetëm me portierin e kombëtares sonë dhe gjuajti në portë. Berisha e devijoi topin dhe shmangu golin.

46′ – Reja bën lëvizjet e para, Memushaj dhe Roshi aktivizohen në vend të Qoses dhe Lenjanit. Dy minuta nga nisja e pjesës së dytë Shqipëria rrezikoi. Krosi i Bares në zonë u deviju anga Djimsiti, por topi shkoi jashtë.

31′ – GOOOOOOOOOOL Griezmann shënon edhe golin e dytë, pas një pasimi të marrë në zonë. Sulmuesi goditi saktë në portën e Berishës. Jemi të brishtë në mbrojtje

20′ dhe 25′ – Elseid Hysaj merr kartonin e parë të verdhë, pas një ndërhyrje ndaj Tolisso. Pesë minuta më pas ishte Lenglet që me takë ndërhyri ndaj Bekim Balajt. Lojtari i Barcelonës u ndëshkua me të verdhë.

8′ Gooooooooooool Mesfushori i Bayner Munich, Tolisso, pas një krosi të Antoine Griezmann, me një goditje me kokë mposhti portierin e Shqipërisë, Etrit Berisha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!