VIDEO | Surprizë për ditëlindje, shikoni çfarë i bëjnë Gjokës te Shkëndija

schedule23:41 - 25 Janar, 2020

schedule 23:41 - 25 Janar, 2020

Ernest Gjoka është një ndër trajnerët më të suksesshëm shqiptarë të viteve të fundit dhe pasi fitoi titullin kampion dhe dy Kupa të Shqipërisë në futbollin tonë, vendosi të vazhdojë një aventurë të re në Maqedoninë e Veriut, aty ku po drejton Shkëndijën e Tetovës.

Edhe te kuqezinjtë, Gjoka po bën një punë shumë të mirë, ku përveç rezultateve në fushën e lojës, ka rikthyer dhe frymën e duhur në ekip. Kjo gjë shihet edhe në videon e postuar nga klubi i Shkëndijës pak çaste më parë.

Futbollistët e kuqezinjve kanë surprizuar trajnerin e tyre, i cili feston ditëlindjen e tij sot. Gjithçka duket në normalitet dhe Gjoka po shpjegon ushtrimet për seancën stërvitore. Papritmas, lojtarët i afrohen dhe e rrethojnë, duke e hedhur më pas në ajër dhe duke festuar. Fryma te ekipi i Shkëndijës duket ajo e duhura ndërsa ne, i urojmë dhe 100 vite të lumtura teknikut kryeqytetas./abcnews.al