Duele të forta, pak gola dhe rezultate surprizë në Premier League. Chelsea festoi kualifikimin në Champions League në mesjavë, teksa sot u befasua në “Stamford Bridge” nga Bouremouth. Miqtë shënuan me anë të Gosling 6 minuta përpara fundit, u ndihmuan nga VAR-i dhe u rikthyen te fitorja pas 5 humbjeve radhazi.
Ndalet edhe Leicester. “Dhelprat” janë ekipi i vetëm që po mban ritmin e Liverpool, por sot nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Norwich. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, teksa Leicester City frenohet pas 8 fitoreve rresht në kampionat.
Ekipi i Rodgers vazhdon të renditet në vend të dytë me 39 pikë dhe diferenca me Liverpoolin kryesues ka shkuar 10 pikë. Në ndeshjet e tjera fituan ekipet vendase. Burnley mposhti 1-0 Newcastle, ndërsa Sheffield United fitoi 2-0 përballë Aston Villa, duke u ngjitur në vend të pestë, pesë pikë larg zonës Champions League. /abcnews.al
⚽️ Chelsea vs Bournemouth | Gosling (GOAL!!!) 84′ #CHEBOU pic.twitter.com/zVsv9YNkEE
— D9INE (@D9INE_CHAMPION_) December 14, 2019
Pukki’s Goal Vs Leicester.
Liverpool are 10 points ahead— Declan Rogers (@ReclanDogers) December 14, 2019