Video/ Surpriza e të bijës në ditën e dasmës ndaj babait të sëmurë

schedule21:22 - 4 Shtator, 2018

schedule 21:22 - 4 Shtator, 2018

Dasma është një nga ditët më të bukura për vajzat. Një ndër momentet që e bën më emocionuese është fakti se gjithmonë babai i shoqëron drejt altarit. Këtë kishte ëndërruar edhe 23-vjeçarja Janae Hauger, por fatkeqësisht babai i saj, Steve Price, u shtrua në spital pak javë para ditës së saj më të rëndësishme në jetë.

Ai u diagnostifikua me disa probleme në pankreas dhe u mor në përkujdesje nga një spital në Ohio. Por kjo nuk e pengoi vajzën që ta surprizonte babin në ambientet e spitalit. E veshur me fustanin e saj të nusërisë, ajo kërcen me të atin një ndër këngët e tyre të preferuara.

“Duhet të kërceja patjetër me babain në ditën e dasmës sime, pavarësisht gjithçkaje”, tregon ajo pavarësisht se ishte mërzitur shumë që ai nuk mund të merrte  pjesë në dasmën e saj.

Doktorët thanë që ai ishte shumë sëmurë dhe nuk mund ta ndiqte ceremoninë, por ajo dhe familja e saj shkuan në spital që ta surprizonin. E gjithë skena është filmuar dhe dallohet Steve, i cili i ulur në një karrige me rrota emocionohet shumë kur sheh të bijën.

I prekur nga gjesti i dashurisë së vajzës ata fillojnë dhe vallëzojnë këngën e tyre. Por gjithçka nuk mbaroi këtu. Edhe në festën që zhvilluan familjarët Janae komunikonte me të atin here pas here me aplikacionin FaceTime.

/abcnews.al