U luajt ndeshja e raundit të dytë të Kupës së Mbretit mes Cornella dhe Atletico Madrid dhe ndodhi surpriza e madhe. Gjigantët e Madridit i kanë thënë lamtumirë shumë më shpejt seç pritej këtij kompeticioni.
Klubi i Segunda Division, liga e tretë për nga rëndësia në Spanjë ka arritur të mundë skuadrën e Simeone. Adrian Jimenez shënoi në minutën e 7 dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh, për ta ruajtur deri në fund dhe bërë ëndrrën e tyre realitet.
Ricard Sanchez u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 63-të dhe ia bëri më të lehtë mbrojtjen e rezultatit skuadrës vendase e cila me këtë fitore historike siguron kalimin në raundin e tretë të Kupës së Mbretit dhe bën befasinë e madhe. /abcnews.al
Kupa e Mbretit, Raundi 2
UE Cornella-Atletico Madrid 1-0
Shenues: Sanchez 63’