Djegia e gomave në superstradën pranë urës së Milotit në Kurbin është kthyer në një problem serioz për banorët dhe përdoruesit e rrugës.
Fenomeni përsëritet kryesisht gjatë fundjavave, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit dhe shqetësim për komunitetin.
Një situatë e tillë është regjistruar edhe këtë fundjavë, ku sasi të mëdha gomash janë djegur pranë aksit rrugor, duke krijuar re të dendura tymi dhe duke përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në zonë.
Kjo situatë ka krijuar një shqetësim për ndikimin që kjo ndotje ka në shëndetin e tyre, ndërsa drejtuesit e mjeteve përballen me vështirësi në qarkullim për shkak të tymit të dendur.
Megjithatë, pavarësisht përsëritjes së këtij fenomeni, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar apo masa konkrete nga institucionet përgjegjëse për të ndaluar djegien e gomave dhe për të identifikuar personat që qëndrojnë pas këtij aktiviteti të paligjshëm./abcnews.al


