VIDEO/ Superkupat: Icardi zhbllokon finalen e madhe, shënon edhe Barcelona

schedule21:56 - 13 Janar, 2021

schedule 21:56 - 13 Janar, 2021

PSG dhe Barcelona i mbyllin në avantazh pjesët e para të sfidave të tyre. Ekipi i Pochettinos po përballet me Marseille në finalen e Superkupës së Francës, takim që e ka zhbllokuar në minutën e 39-të.

Mauro Icardi përfitoi nga një kros i bukur. Goditja me kokë u prit nga portieri i Marseille, por sulmuesi argjentinas përfitoi nga topi i grushtuar dhe e dërgoi atë në rrjetë, duke i dhuruar PSG-së avantazhin e rëndësishëm.

Real Sociedad-Barcelona është sfida e parë gjysmëfinale e Superkupës së Spanjës. Katalanasit kanë kaluar në avantazh falë golit të Frenkie De Jong.

 

Mesfushori holandez mori një asist nga Antoine Griezmann në minutën e 39-të dhe mposhti portierin bask me një goditje të saktë me kokë. /abcnews.al