VIDEO/ Superiore U21: Bylis shënon 12 gola, “manita” e Laçit. Festojnë Dinamo e Kukësi

schedule14:59 - 2 Shkurt, 2021

schedule 14:59 - 2 Shkurt, 2021

U luajtën sot tre ndeshje të javës së 10 të Kategorisë Superiore U21. Laçi dhe Bylisi mundën të fitojnë më shumë se bindshëm ndeshjen e tyre. Ballshiotët triumfuan me shifrat e frikshme 1-12 ndaj Football Republic. Në këtë ndeshje shkëlqeu shkodrani Qardaku me katër gola.

Ndërkohë Laçi fitoi me “manita” ndaj Kastriotit. Kurbinasit shënuan katër vetëm në pjesën e parë, duke mbyllur shpejt llogaritë e kësaj ndeshje.

Edhe Dinamo mundi të shtojë tre pikë në klasifikim, teksa mundi minimalisht Turbinën. Ditën e djeshme u luajt edhe Vllaznia-Kukësi, teksa verilindorët mundën t’i mposhtin shkodranët me shifrat 1-2. /abcneës.al

Kategoria Superiore U21
Kastrioti-Laçi 0-5
Shënues:
Prenga 10’, Bruka 20’, Bytyci 31’, Hasa 32’, Deliu 85’
Football Republic-Bylis 1-12
Shënues:
Sukaj 89’/ Mehmetllari 18’, Qardaku 21’, 29’, 51’, 52’, Preka (p) 24’, Spahiu 32’, Ruci 56’, Carkanji 58’, Kodhelaj 63’, Macolli 65’, Ruci 66’
Dinamo-Turbina 1-0
Shënues:
Plaku 49’
Vllaznia-Kukësi 1-2
Shënues:
Hoxha (p) 81’/ Rasha 43’, Hallaçi 51’