VIDEO/ Barazim dramatik i Partizanit, Teuta merr kreun e Superiores me “poker”

schedule20:54 - 8 Maj, 2021

schedule 20:54 - 8 Maj, 2021

Partizani ka ngecur me Skënderbeun në Korçë, ku barazoi 1-1 dhe Teuta ka marrë vendin e parë sërish pasi mposhti në “Niko Dovana” me shifrat 4-0 Bylisin. Një barazim dramatik në Korçë, në një duel me dy tablo.

Të kuqtë shënuan të parët në fundin e pjesës së parë me anë të sulmuesit Stenio Junior, por rastet i kishin të shumta dhe duhet të kishin realizuar edhe më shumë. Gjithsesi vetëm një gol dhe korçarët mbeten në lojë.

Alfred Mensah në fillim të pjesës së dytë arriti të ndëshkonte Partizanin dhe Skënderbeu ishte shumë kërkues për të shënuar edhe golin e dytë, duke shfrytëzuar rënien fizike të “Demave”. Skuadrës së Dajës barazimi nuk i shkonte për shtat dhe në minutat e fundit u mundua shumë, por portieri Reaxhepi ishte shpëtimtar për bardhekuqtë që morën një pikë dhe shpresojnë të mbijetojnë në Superiore.

 

Renditja e kampionatit shqiptar

NDESHJA NË DURRËS – Teuta ka likuiduar Bylisin me rezultatin 4-0, në një ndeshje që në fakt ishte e luftuar dhe mund të kishte shikuar ndryshe. Albano Aleksi e ka zhbllokuar shumë shpejt ndeshjen dhe ballshiotët më pas reaguan disi dhe iu afruan golit të barazimit me Anthony.

1-0 u mbyll pjesa e parë, kurse në të dytën Qirko pas një goditjeje këndi ishte i pafat, pasi e devijoi topin që shkoi u ndal edhe në rrjetë. Teuta më pas fitoi edhe një penallti, por portieri vlonjat e ndali sulmuesin Dejvi Bregu.

Gjithsesi Teuta e shënoi golin e tretë me Lorenzo Vilën, pas një asisti mjaft të bukur të Emiljano Vilës. Në minutat shtesë Dejvi Bregu ndëshkoi për të katërtën herën Bylisin, me Plakun që shërbeu për sulmuesin. /abcnews.al

SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-1
Shënues:
Mensah 56′ / Stenio Junior 44′
SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Agbodzie, Vitija, Bajrami, Zguro, Vangjeli, Taipi, Jean Victor, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli.
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Hasani, Asani, Çinari, Stenio Junior. Trajner: Ilir Daja.

TEUTA-BYLISI 4-0
Shënues:
Aleksi 16′, Qirko (aut.) 57′, L. Vila 75′, Bregu 94′
TEUTA:
Frashëri, Todorovski, Hoxha, Aleksi, Kouros, Daja, Karabeci, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.
BYLISI: Qirko, Ymeraliaj, Preka, Janku, Hadroj, Desancic, Lorran, Carkanji, Qardaku, Ndreca, Anthony. Trajner: Veljko Dovedan.

75′ Lorenco Vila, pas një pasimi perfekt të Emiljanos, realizoi golin e tretë për skuadrën e Teutës

62′ Teuta fitoi një penallti, pas një rrëzimi të sulmuesit Dejvi Bregu. Vlonjati gjuajti, por u përgjigj portieri Pano Qirko, i cili e grushtoi topin

56′ Pushimi i ka bërë mirë Skënderbeut, që ia ka dalë të rikthejë baraspeshën falë golit të afrikanit Alfred Mensah. 1-1 rezultati në Korçë.

https://streamable.com/eeai88

57′ Teuta gjen edhe golin e qetësisë. Autogol i portierit të ekipit ballshiot Pano Qirko, i cili devijon gabimisht një top të ardhur nga goditja e këndit.

45+2′ Anthony Beji kishte shansin e artë për të ndëshkuar Teutën, por sulmuesi nigerian i vetëm me portierin Frashëri godit jashtë kuadratit

44′ Stenio Junior ka finalizuar rastet e shumta të Partizanit, pasi ka realizuar në fundin e pjesës së parë

22′ Partizani është më i rrezikshëm dhe Jasir Asani dhe Ferhan Hasani i janë afruar golit. Anësori u ndal nga portieri Rexhepi, kurse fantazisti goditi jashtë më pas.

16′ Teuta ka gjetur golin me anë të mesfushorit Albano Aleksi, pas një krosimi të Dejvi Bregut nga një goditje dënimi

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!