Është zhbllokuar takimi mes Laçit dhe Kukësit, që është më i rëndësishmi i kësaj jave në Superiore. Ishin kurbinasit ata që kaluan të parët në avantazh, pas 35 minutash lojë. Një gol shumë i bukur i kurbinasve, i shënuar nga Lushkja.
Deliu mori një pasim të bukur në krahun e djathtë dhe mes dy kundërshtarëve, arriti të shërbeje me shpejtësi për Lushkjan. Numri 10 i Laçit pa u menduar dy herë goditi me të djathtën, duke mposhtur portierin Xhika. Djemtë e Cungut në festë, ndërsa titulli kampion për Kukësin, duket edhe më larg./abcnews.al
Superiore, java 30
Laçi – Kukësi 1-0
Lushkja 35’