VIDEO/ Supergol dhe karton i kuq, Roma dhe Atalanta ndajnë pikët

schedule20:22 - 22 Prill, 2021

schedule 20:22 - 22 Prill, 2021

Supersfida e javës së 32-të të Serie A, Roma-Atalanta është mbyllur në barazim 1-1, që nuk i vlen asnjërës prej skuadrave në objektivat e tyre.

Në pjesën e parë Atalanta ishte shumë më aktive se vendasit dhe mori vazhdimihr iniciativën. Në minutën e 26-të u shpërblye me golin e Ruslan Malynovski, që finalizoi bukur pas një pasimi nga e majta.

 

 

Edhe në pjesën e mbetur të pjesës së parë ishte Atalanta më kërkuese, por goli i sigurisë nuk erdhi. Nisja e së dytës ndodh me të njëjtin ritëm. Në minutën e 63-të Luis Muriel ka rastin e artë të shënojë, por nuk e bën këtë pak metra nga porta e boshatisur.

 

Në minutën e 69-të Gosens merr të verdhin e dytë dhe përjashtohet nga ndeshja. Pas këtij momenti Roma merr kontrollin e lojës dhe kërkon barazimin.

 

Golin e gjen në mënyrën, që ndoshta e kishte menduar më pak. Në të 75-ën, Bryan Cristante gjen hapësirën e duhur dhe lëshon një predhë topazi nga distanca, që përfundon në rrjetë, duke vulosur rezultatin 1-1. /abcnews.al