VIDEO/ Super Real Madrid, Benzema shënon golin e fitores me përmbysje

schedule22:59 - 17 Prill, 2022

schedule 22:59 - 17 Prill, 2022

Real Madrid i ka shpëtuar një humbjeje në shtëpinë e Sevillas.

Vendasit arritën  të kalonin në avantazh në minutën e 21-të me një supergol nga goditja e dënimit e cila u ekzekutua me mjeshtëri nga Rakitic. Por vetëm 4 minuta më pas, Lamela dyfishon shifrat duke shtangur Realin.

Ndeshja kishte spektakël dhe intensitet të lartë loje. Real Madrid arriti të hapte rezultatin duke shënuar në minutën e 50-të me anë të Rodrygo pasi kishte vetëm 4 minuta që ishte aktivizuar.

Vinicius shënon në minutën e 76-të por goli u anulua nga VAR.

Por atëherë kur nuk pritej, Benzema shënoi golin e përmbysjes në minutën e 92-të duke i dhënë fitoren Realit./ h.ll/abcnews.al