VIDEO/ Sulmi zikaltër në formë, “poker” i Interit në “San Siro”

schedule22:38 - 30 Janar, 2021

schedule 22:38 - 30 Janar, 2021

Interi fitoi lehtësisht përballë Beneventos së Pippo Inzaghit. Zikaltrit triumfuan 4-0 në “San Siro” dhe vazhdojnë të mbajnë vendin e dytë në kampionat, me vetëm 2 pikë më pak se Milani.

Për të zhbllokuar takimin mendoi Riccardo Improta, i cili shënoi në portën e tij në minutën e shtatë. I pafat mesfushori i Beneventos, teksa pjesa e parë nuk prodhoi më gola.

Djemtë e Antonio Contes nuk u përmbajtën në pjesën e dytë. Lautaro Martinez dyfishoi shifrat në minutën e 57-të. Më pas skenën e mori Romelu Lukaku.

Bomberi belg realizoi dy herë brenda 12 minutave, duke vulosur suksesin me “poker” të Interit dhe duke u ngjitur në shifrën e 14 realizimeve sezonale në kampionat. /abcnews.al