Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Sulmet “flakë”, Barcelona dhe Dortmund triumfojnë në transferta

schedule20:25 - 9 Janar, 2021

schedule 20:25 - 9 Janar, 2021

Fitojnë Barcelona dhe Dortmund në transferta. Ekipi i Roland Koeman zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në fushën e Granadës, rival që e mposhti 0-4. Antoine Griezmann zhbllokoi takimin në minutën e 12-të, teksa në minutën e 35-të erdhi edhe rrjeta e Leo Messit.

“Pleshti” dërgoi sërish topin në rrjetë tre minuta përpara fundit të pjesës së parë. Ylli argjentinas ekzekutoi me mjeshtri një goditje dënimi dhe topi në rrjetë. Pas një ore lojë erdhi edhe goli i katërt. Finalizim i bukur i Griezmann, i cili gjeti golin e dytë personal.

Golat dhe rastet e GRANADA-BARCELONA

Vendasit e mbyllën takimin me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuqe të Jesus Vallejo (78′). Kjo ishte fitorja e tretë radhazi jashtë fushe në kampionat për Barcelonën, që është ngjitur përkohësisht në vend të tretë në La Liga.

Dortmund tregoi forcë dhe kualitet ditën e sotme. Verdhezinjtë fituan 1-3 përballë një kundërshtari të fortë si Leipzig. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa miqtë nuk u përmbajtën në fraksionin e dytë të sfidës. Jadon Sancho zhbllokoi takimin në minutën e 55-të.

Më pas e mori skenën Erling Haaland. Bomberi norvegjez dyfishoi pas një asisti të Sanchos në minutën e 70-të, teksa 6 minuta nga fundi vulosi suksesin ne “tris”. Alexander Sorloth realizoi golin e nderit për vendasit në minutën e fundit.

Golat dhe rastet e LEIPZIG-DORTMUND

Shans i humbur për djemtë e Julian Nagelsmann për t’u ngjitur në vend të parë pas disfatës së Bayern Munchen. Leipzig mbetet në vend të dytë (31 pikë) dhe numëron dy pikë më pak se kampionët kryesues, ndërsa Dortmund është ngjitur në vend të katërt (28 pikë). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!