Bayern Munchen dhe Dortmund kryejnë detyrën jashtë fushe. Kampionët në fuqi fituan 1-2 në fushën e Koln. Thomas Muller (penallti) dhe Serge Gnabry gjetën rrugët e rrjetës në pjesën e parë, ndërsa vendasit shënuan golin e nderit tetë minuta përpara fundit të takimit.
Ky sukses e ka ngjitur ekipin e Flick përkohësisht në vend të parë me 15 pikë, po aq sa numëron edhe Dortmund. Verdhezinjtë shënuan dy herë në pjesën e dytë dhe u larguan me tre pikë nga transferta ndaj Arminia Bielefeld.
E shtunë super për Mats Hummels. Mbrojtësi i skuadrës së Favre realizoi një dygolësh pas asisteve të Meunier dhe kapitenit Reus, duke i dhuruar tre pikë të rëndësishme Dortmundit. Milot Rashica u rikthye në fushë pas një kohe të gjatë.
Tricks and treats this afternoon ?#BLMatchday pic.twitter.com/xMb0DH4ALL
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) October 31, 2020
Sulmuesi dardan luajti gjysmëorëshin e fundit në takimin Eintracht Frankfurt-Werder Bremen, që u mbyll në barazim 1-1. Sfida tjetër mes Augsburg dhe Mainz përfundoi me suksesin 3-1 për ekipin vendas. /abcnews.al