Anglia është dukë përjetuar pothuajse një katastrofë natyrore të krijuar nga stuhia e fuqishme.
Erërat e forta kanë prekur gjithçka të mundshme që i ka dalë përpara. Anglia është goditur nga erërat më të forta të regjistruara ndonjëherë.
Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë nëpër banesa pasi era e fortë, e cila është mësuar se ka arritur një shpejtësi prej 196 km/h, është më e larta ndonjëherë dhe mediat britanike raportojnë se Stuhia Eunice është më e fortë se stuhia e vitit 1987.
Gjithësesi, kjo erë kaq e fortë nuk ka kursyer as avionët pasi i ka krijuar vështirësi të mëdha në ulje nëpër pista, ku dukshëm shihen avionët të cilët luftojnë me erën kaotike.
Pamjet e mëposhtme tregojnë se si avionët nuk ulen dot në aeroporte pasi era i mbanë pezull në ajër. British Airways anuloi më shumë se 80 fluturime në aeroportet e Londrës./ h.ll/abcnews.al