VIDEO/ Stuhia “Boris “godet Europën Qendrore e Lindore, të paktën 7 viktima

schedule19:13 - 15 Shtator, 2024

schedule 19:13 - 15 Shtator, 2024

Moti i keq ka shkaktuar dëme dhe përmbytje të mëdha në Evropën Qendrore dhe Lindore. Stuhia “Boris” që ka prekur disa shtete ka shkaktuar edhe viktima.

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në Rumani, ku nga përmbytjet janë shkatërruar mijëra shtëpi. Një person u raportua i vdekur në Poloni nga përmbytjet. Në Klondzko janë evakuuar 1600 banorë.

Ndërsa në Austri një tjetër vend i goditur nga moti i keq, një zjarrfikës humbi jetën.

Autoritetet kanë kryer mijëra operacione për të shpëtuar qytetarët që mbetën të bllokuar në banesat e tyre.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!