VIDEO/ Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës sjell pamje të Uraganit Idalia teksa godet Floridën

schedule21:07 - 30 Gusht, 2023

schedule 21:07 - 30 Gusht, 2023

Stacioni Ndërkombëtar I Hapësirës postoi disa pamje që tregojnë uraganin Idalia teksa godet juglindjen e Shteteve të Bashkuara.

NASA në një video të drejtpërdrejt në X, i njohur më parë si Twitter, i tregoi shikuesve se sa masiv është uragani Idalia. Videoja e gjatë mbi 8-minutëshe tregon ISS duke fluturuar mbi Florida dhe Gjirin e Meksikës, ku uragani Idalia, stuhia e nëntë e emërtuar e sezonit të uraganeve të Atlantikut 2023, u forcua dhe goditi juglindjen e SHBA.

Uragani ka sjellë erëra të forta, reshje të dendura dhe ka shkaktuar përmbytje në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fox News (@foxnews)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!