Spektakël në Ballsh, ku janë shënuar katër gola në 45 minuta. Gjithccka nisi me një gol të shpejtë të realizuar nga Malota, të cilit iu kundërpërgjigjen vendasit për pesë minuta, duke realizuar dy herë me Muratajn dhe Ndrecën.
LEXO EDHE: Tre gola në shtatë minuta, befasia e madhe nga Ballshi (VIDEO)
Bylisi mund të kishte shënuar edhe golin e tretë, por nuk ia doli. Miqtë arritën me një gol të mrekullueshëm të Gilman Likës të vendosnin baraspeshën në fundin e pjesës së parë dhe ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes duke lënë në fuqi rezultatin 2-2.
Lojë e fortë në Laç, aty ku Skënderbeu është shfaqur disa herë rrezikshëm, por kanë qenë vendasit ata që i janë afruar më shumë golit me Xhixhën dhe Rapon. I pari u ndal nga shtylla pingule, kurse mesfushori ishte i pafat me diagonalen e tij. Në fund korçarët pretenduan për një penallti. /abcnews.al
Kategoria Superiore – Java 20
E hënë, më 3 shkurt, ora 14:00
Laçi-Skënderbeu 0-0
Bylisi-Vllaznia 2-2
Shënues: Murataj 3′, Ndreca 7′ / Malota 2′, Lika 42′