Ashtu siç pritej, “topçinjtë” e Arsenal nuk kanë zhgënjyer në përballjen e parë të këtij sezoni të Premier League, teksa në “Emirates Stadium” kanë mundur skuadrën e Nottingham Forest, me rezultatin e ngushtë 2 me 1.
Sipari i golave u çel në pjesën e parë, ku fillimisht protagonist u bë “bomberi” anglez, Eddie Nketiah, i cili pasi merr një asist të mrekullueshëm nga Gabriel Martinelli, “zhyt” topin në rrjetën e portierit Turner, duke e çuar rezultatin në 1 me 0, në minutën e 26’-të të lojës. Vetëm 6 minuta më vonë do të vinte dhe goli i dytë, teksa kësaj here protagonist ishte anësori, Bukayo Saka, i cili me gjuajtje “alla Robben” çon topin në rrjetën kundërshtare, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsinë e 2 golave.
Me fillimin e pjesës së dytë, skuadra e Nottingham filloi të sulmonte portën kundërshtare dhe vetëm në minutën e 82’-të të lojës do të gjente golin e “nderit”, pas një kombinimi fantastik mes Anthony Elanga e Taiwo Awoniyi, duke “vulosur” kështu rezultatin 2 me 1.
Tashmë, në javën e dytë të Premier League, “topçinjtë” e Arsenal do të udhëtojnë drejt transfertës së vështirë të Crystal Palace, ndërsa skuadra e Nottingham Forest do të presë në shtëpi të sapongjiturit në elitë, Sheffield United. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Eddie Nketiah, 1-0:
Goli i Bukayo Saka, 2-0:
Goli i Taiwo Awoniyi, 2-1: