VIDEO/ Spektakël në Gjermani-Zvicër, Ukraina shokon Spanjën!

schedule22:36 - 13 Tetor, 2020

schedule 22:36 - 13 Tetor, 2020

Janë mbyllur dy sfidat e Ligës A në UEFA Nations League, ku nuk munguan golat e shumtë. Takimi më spektakolar, ishte ai mes Gjermanisë dhe Zvicrës, që u mbyll me shifrat 3-3.

Zviceranët shokuan “Pancerat”, duke shënuar dy gola në 26 minutat e para të sfidës, me anë të Gravranovic dhe Freuler. Ëerner shkurtoi diferencat në pjesën e parë. Në të dytën, Havertz (55’) barazoi për Gjermaninë, ndërsa 2 minuta më vonë, Gavranovic kaloi sërish në avantazh Zvicrën.

Por pa kaluar as tre minuta lojë, Serge Gnabry barazoi sërish për gjermanët, duke shënuar golin e tij të 14-të në 15 sfidat e fundit me kombëtaren. Ky gol, vendosi edhe rezultatin final të takimit, në 3-3.

GOLAT/ GJERMANI – ZVICËR  3-3

Ndërsa në sfidën tjetër mes Ukrainës dhe Spanjës, kanë qenë vendasit e Shevchenkos ata që kanë triumfuar, duke mposhtur iberikët me rezultatin e ngushtë 1-0. Një gol nga Tsyngakov në minutn e 76-të vendosi fatet e takimit. /abcnews.al

GOLAT/ UKRAINË – SPANJË  1-0