Është një mbrëmje fantastike, nëse nuk je një ekip i Premier League. Gjithçka po shkon keq për anglezët, deri më tani në sfdat e para, të çerekfinaleve, të UEFA Champions League, me “Galaktikët” e Real Madrid, që kanë arritur të marrin avantazhin, ndaj “Qytetarëve”, të Manchester City, ndërsa “Bavarezët” e Bayern Munich po udhëheqin në “Emirates”, të Londrës, ndaj “Topçinjve”, të Arsenal.
Kështu, “Los Blancos” e Carlo Ancelotti arritën të përmbysin gjithçka për djemve, të Pep Guardiola, me këta të fundit, që gjetën avantazhin, që në minutën e 2’-të, të sfidës, falë një goditjeje dënimi, të ekzekutuar në mënyrë tinzare, nga “fantazisti” portugez, Bernardo Silva, i cili gjeti të papërgatitur “gardianin” ukrainas, Lunin.
Mirëpo, vetëm 10 minuta zgjati gjithçka për skuadrën e Manchester City, teksa fillimisht Eduardo Camavinga barazoi gjithçka në minutën e 12’-të, të pjesës së parë falë një devijimi të goditjes së francezit, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë “ylli” brazilian, Rodrygo shkatërron i vetëm mbrojtjes e “Qytetarëve”, për të marrë avantazhin, në “mitikun” e “Santiago Bernabeu”.
Në krahun tjetër, “Topçinjve” e Mikel Arteta e nisën mjaft mirë përballjen, ndaj “Bavarezëve”, teksa gjetën avantazhin, që në minutën e 12’-të, falë “yllit” të tyre, Bukayo Saka, mirëpo klubi “ishullor”, ashtu si “kolegët” e Manchester City, nuk arriti të mbante avantazhin, duke pësuar dy herë në minutat 18’ e 32’, fillimisht nga ish-“fantazisti” i tyre, Serge Gnabry e më tej nga “bomberi” anglez, Harry Kane.
Tashmë na mbetet veçse për të pritur 15 minutat e pushimit të ndeshjes, për t’u rikthyer sërish para ekraneve, aty ku na presin 45 miunuta të tjera spektakolare, ku sipas asaj që pamë në pjesët e para, të këtyre ndeshjeve do të shohim sërish “magji”, në fushën e blertë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT
Real Madrid 2 – 1 Manchester City
Arsenal 1 – 2 Bayern Munich