VIDEO/ Spektakël i Napolit, i jep 6 shuplaka Fiorentinës

schedule14:27 - 17 Janar, 2021

schedule 14:27 - 17 Janar, 2021

Napoli shkëlqeu sot me Fiorentinën dhe arriti ta fitojë thellë ndeshjen me shifrat 6-0. Dominim total i skuadrës së Gattusso, që në pjesën e parë bëri punën më të madhe, duke shënuar katër gola.

E nisi Insigne në minutën e 5-të dhe e shoqëruan Demme, Lozano dhe Zielinski, duke i mbyllur llogaritë që në pjesën e parë. Në të dytën nisi administrimi i rezultatit dhe ndeshja u vendos në ujëra të qetë, por kjo nuk do të thitë se nuk do kishte gola.

Golat e ndeshjes NAPOLI-FIORENTINA

Në të 72-tën Insigne shënoi me penallti dhe në të 89-tën Politano vulosi shifrat në 6-0, duke e shpërfytyruar totalisht Fiorentinën. 90 minuta në këtë ndeshje për Hysajn, ndërkohë që Rrahmani u aktivizua nga Gattusso në minutën e 79-të në vend të Manolas. /abcnews.al

Serie A, Java 18
Napoli-Fiorentina 6-0
Shënues:
Insigne 5’, 72’, Demme 36, Lozano 38’, Zielinski 45’, Politano 89’