VIDEO/ Sparkata e vitit ndodh në Ligue 1, i dëmtuar frenon 4 kundërshtarë

schedule11:40 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 11:40 - 21 Dhjetor, 2020

Lille-PSG ishte ndeshja më e fortë e javës së 16-të në Ligue 1. Gara për titullin kampion në Francë është bërë shumë interesante. Sfida e luajtur në “Stade Pierre-Mauroy” u mbyll në barazim pa gola, rezultat që i shërbeu më shumë vendasve, edhe pse kishin mundësi të fitonin.

Ishte minuta e 78-të kur Lille nisi një kundërsulm të shpejtë. Mbrojtja mike e vendosur totalisht gabim, por heroin e bëri Presnel Kimpembe. 25-vjeçari, i cili ishte i dëmtuar në atë moment, pa t’i marshonin drejt katër lojtarë kundërshtarë.

Gjithsesi, qendërmbrojtësi me origjinë nga Kongo kreu një ndërhyrje fenomenale, duke bllokuar daljen e lojtarëve të Lille drejt portës së tij. Sakrificë e madhe, Kompembe kishtë pësuar një tërheqje muskulore, por ia doli të realizojë një ndërhyrje fantastike dhe vendimtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!