VIDEO/ Spanjë-Brazil finalja e madhe, eurogoli i Asensios eliminon Japoninë

schedule15:39 - 3 Gusht, 2021

schedule 15:39 - 3 Gusht, 2021

Spanjë-Brazil do të jetë finalja e madhe në futboll në Lojërat Olimpike të Tokio 2020. Kombëtarja latine siguroi kualifikimin pas fitores 1-0 ndaj Japonisë.

90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën pa gola, vendasit rezistuan mirë, por Spanja realizoi golin e fitores në minutën e 115-të. Heroi i ekipit iberik është Marco Asensio.

25-vjeçari i Real Madrid shënoi një gol shumë të bukur me të majtën. 1-0 për Spanjën, që më 7 gusht do të sfidojë Brazilin për medaljen e artë në Olimpiadë. /abcnews.al