VIDEO/ Spanja e ka të thjeshtë ndaj Zvicrës, triumfon edhe Gjermania

schedule22:38 - 10 Tetor, 2020

schedule 22:38 - 10 Tetor, 2020

Janë luajtur sot sfidat e radhës në UEFA Nations League, ku rezultate surprize nuk pati. Në Ligën A, ndeshja më e fortë ishte padiskutim ajo mes Spanjës dhe Zvicrës. Ky takim, u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të spanjollëve, falë një goli nga Oyrzabal në minutën e 14.

GOLAT/ SPANJE  1-0  ZVICER

Ndërsa takimi mes Ukrainës dhe Gjermanisë, nuk pati shumë histori, me “Pancerat” që morën një triumf 1-2, falë golave të Ginter dhe Goretzka.

GOLAT/ UKRAINE  1-2 GJERMANI

Në Ligën C, Luksemburgu ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Qipros, me të dy golat që u shënuan nga Danel Sinani dhe u asistuan nga talenti 20-vjeccar, Thill. Me të njëjtin rezultat, ka triumfuar edhe Mali i Zi kundër Azerbajxhanit. Golat për malazezët u shënuan nga Jovetic dhe Ivanovic.

Në Ligën D, nuk pati shumë gola në tre ndeshjet e zhvilluara. Takimi mes Ishujve Faroe dhe Lituanisë, përfundoi i barabartë 1-1, ndërsa Gjibraltari mposhti 0-1 Lihtenshtejnin. Andorra dhe Malta, i mbyllën 90 minutat me rezultatin e bardhë 0-0./abcnews.al