Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Sopranoja Eva Golemi “tradhtohet” nga tenori në skenë, rrëzohet në tokë

schedule13:12 - 28 Shtator, 2025

schedule 13:12 - 28 Shtator, 2025

TIRANË- “La Traviata” e autorit Giuseppe Verdi çeli sezonin e ri në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, por jo gjithçka shkoi mirë. Një episod i pakëndshëm ndodhi në skenë me protagoniste sopranon Eva Golemi.

Në rolin e Violetës, skena parashikonte që “vdekja skenike” e Golemit të ishte në duart e tenorit meksikan Mario Rojas, por ky i fundit e la sopranon të binte në tokë.

Ky incident ka bërë që Golemi të anulojë shfaqjen e dytë për shkak të dëmtimit që pësoi. Sopranoja u shpreh se ky episod nuk i kishte ndodhur kurrë më parë.



“Për herë të parë në 70 vënie të Violetës me ndodh ky incident”, tha ajo.

Sopranoja Golemi interpreton “Violetën”, gruan, e cila sfidoi normat e kohës dhe guxoi të jetojë dashurinë e saj deri në fund. Bëhet fjalë për personazhin aq shumë të njohur të operës “Traviata” të Giusepe Verdit, e që mbrëmjen e së premtes i është dhënë jetë nën interpretimin e sopranos Eva Golemi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!