Për arrestimin e të shumëkërkuarit Nuredin Dumani, në spitalin e Fierit kanë marrë pjesë forcat speciale të cilat kanë qenë të pajisura edhe me armë.
Dumani i cili dyshohet se ka qenë pjesë e shkëmbimit me armë në Papër të Elbasanit ditën e martë, ka shkuar i plagosur në drejtim të spitalit të Fierit, ku në momentin e arrestimit është kapur i armatosur.
Prania e dhjetëra forcave speciale dhe të Policisë së Shtetit, vjen pasi Dumani konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë për shkak se mbi të rëndon akuza e 7 vrasjeve, të cilat nisnin në vitin 2020.