Ashtu siç pritej, “bardheblutë” e Tiranës kanë arritur një fitore fantastike, pasditen e sotme, në “Selman Stërmasi”, teksa arritën të mundnin me rezultatin e ngushtë 2 me 1, korçarët e Skënderbeut, me rezultatin e thellë 3 me 1.
Pavarësisht rezultatit, goli i parë i sfidës erdhi nga skuadra korçare, me 21-vjeçarin, Ardit Nikaj, i cili pasi driblon bukur mbrojtjen “bardheblu” lëshon një goditjet potente drejt portierit Ilion Lika, me topin që përfundon pas shpatullave të këtij të fundit. Mirëpo, pjesa e parë nuk mbaron me kaq, pasi në minutën e 44’-t, “fantazisti” brazilian, Kaina kap bukur një krosim të Përgjonit, duke barazuar shifrat me një goditje spektakolare me kokë.
Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, “bardheblutë” u hodhën në sulm për të gjetur golin e avantazhit, gol të cilin e gjeti fillimisht në minutën e 77’ të sfidës falë talentit të Tiranës, Klevi Qefalija e më pas vulosën gjithçka pas golit të “bomberit” kosova, Florent Hasani, në minutën e 93’ të sfidës.
Falë këtij rezultati, “bardheblutë” ngjiten në vendin e parë të renditjes me 7 pikë, pas 3 javëve të para të kampionatit, ndërsa direkt pas tyre vijnë korçarët e Skënderbeut, me 6 pikë, teksa ditën e sotme u “njohën” me humbjen e parë të sezonit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Ardit Nikajt, 0-1:
Goli i Kainas, 1-1:
Goli i Klevit Qefaliajt, 2-1:
Goli i Florent Hasanit, 3-1: