Skënderbeu ka fituar vetëm në sekondat e fundit përballë Vllaznisë, me rezultatin 2-1. Që në minutën e 10-të, Nazmi Gripshi zhbllokoi shifrat, duke kaluar në avantazh Skënderbeun.
Me rezultatin 1-0, u mbyll dhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Vllaznia shtyu më përpara, në kërkim të golit të barazimit. Dhe ky gol, erdhi me anë të Krymit në minutën e 71-të.
https://streamable.com/ydszqq
Ndërsa në sekondat e fundit, Pusi i jep fitoren Skënderbeut me golin e tij. Me këtë triumf, “Ujqërit e Dëborës” ngjiten në vend të pestë, në kuotën e 51 pikëve, ndërsa Vllaznia mbetet në “Play-Out”, me 42 pikë./abcnews.al
Superiore, java 33
Skënderbeu – Vllaznia 2-1
Gripshi 10′, Pusi 90′ / Krymi 73′