Një supergol është shënuar në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës nga futbollisti Robert Gjeraj. Goli vjen pas një super skemë të organizuar nga lojtarët e ekipit të Lirisë së Prizrenit.
Gjithçka nisi nga goditja e këndit dhe përfundoi me një goditjen potente të kapitenit të bardhezinjve, i cili shënoi me një “predhë” nga jashtë zonës.
Në takimin e luajtur në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, bardhezinjtë e Lirisë mundën me rezultatin e thellë 7-1 skuadrën e Vushtrrisë. /abcnews.al