VIDEO/ Sirena, breshëri dhe një frenim i fortë: RENEA tregon forcën me rastin e 30 vjetorit

schedule11:16 - 12 Nëntor, 2021

schedule 11:16 - 12 Nëntor, 2021

U bënë 30 vite që prej krijimit të Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA). Me rastin e ditëlindjes së këtij reparti, gjatë ditës së sotme janë duke u kryer një mori aktivitetesh dhe demonstrimesh nga ana e operatorëve të RENEA-s, ku të pranishëm janë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Gjatë demonstrimeve, operatorët e RENEA-s treguan se janë të gatshëm të zhyten për minuta të tëra nën ujë me qëllim realizimin e misionit apo se si mund të neutralizonin personazhe të armatosur gjatë ndjekjes me makina.

Në videon e mëposhtome do të ndiqni disa nga demonstrimet e operatorëve të RENEA-s: