Gresild Lika, talenti i Luftëtarit, shënoi një gol shumë të bukur në takimin kundër Bylisit, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij. 22 vjeçari foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku u shpreh: “Të them të drejtën, goli ishte më shumë për një kros, por qëlloi fati im dhe shkoi në rrjetë.
Jemi ekip me djem të rinj dhe do të japim maksimumin deri në minutën e fundit. Do të luftojmë deri sa matematika të na mbajë në lojë për mbijetesën.
Kam një dedikim për golin tim, ia dedikoj menaxherit Andi Matraxhiut, i cili më ka mbështetur në çdo moment dhe më ka qëndruar pranë. Kontrata 3 vjeçare? Tani për tani, jam te Luftëtari”, përfundoi Lika./abcnews.al