Çdo gjë i ngjan një fushë beteje ku pasi është djegur gjithçka, flakët më në fund janë shuar. Kjo pamje vjen nga Gjormi, pas fikjes së zjarrit që prej të paktën dy ditësh kërcënonte banesat në zonë.
Lexo edhe: Peleshi: Situata në Gjorm më e qetë, jemi në luftë në frontin e kufirit me Parkun e Llogarasë
Temperaturat e larta dhe erërat e forta vështirësuan edhe ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Nga inspektimet e deritanishme rezulton se flakët në këtë zonë kanë dëmtuar katër banesa, 600 rrënjë ullinj dhe tre stalla me ushqim për bagëtitë. m.v/abcnews.al