VIDEO/ Si u grabit kasaforta me 880 mijë euro në banesën e biznesmenit në Greqi, arrestohen dy anëtarët e bandës

schedule17:59 - 22 Maj, 2022

schedule 17:59 - 22 Maj, 2022

GREQI –  Pas rreth dy vitesh e gjysmë, policia e Selanikut, ka zbardhur detaje të reja lidhur me grabitjen e  880 mijë eurove, ndërsa raportohet se janë arrestuar dy prej anëtarëve të bandës. Në kërkim është shpallur një bashkëpunëtor i tretë ndërsa dy grabitës të tjerë ende nuk janë identifikuar.

Pesë autorët, në tetor 2019 , kishin hyrë në një shtëpi në Pylaia, dhe pasi kishin lidhur me kravatë biznesmenin e moshuar dhe dy ndihmësit në familje, çmontuan dhe hoqën kasafortën e cila kishte 400 mijë euro para cash së bashku me paund dhe bizhuteri. Në total 480.000 euro.

Autorët e kanë ngarkuar kasafortën në një “Range Rover” dhe janë zhdukur. Në mediat greke janë publikuar dhe pamjet nga grabitja.

Të enjten e kaluar u kryen operacione policore dhe u arrestuan një grek dhe një ukrainas, të cilëve iu gjetën bizhuteri nga grabitja në shtëpinë e biznesmenit.

Ata kanë rrëfyer përfshirjen e tyre dhe siç thanë, makinën e biznesit e kanë vjedhur dhe pas grabitjes e kanë çmontuar dhe kanë shitur pjesët e këmbimit. /abncews.al/