VIDEO/ “Si nuk jepet penallti”, Cordeiro tërbohet dhe jep shembull nga Anglia

schedule16:29 - 22 Janar, 2021

schedule 16:29 - 22 Janar, 2021

Willian Cordeiro, braziliani i Partizanit, ishte mjaft aktiv në derbin me Tiranën një ditë më parë, Sulmuesi anësor u shfaq rrezikshëm në dy raste në pjesën e parë, ndërkohë që pretendoi edhe për një penallti.

Braziliani pretendimet e tij i ka shprehur edhe në rrjetet sociale, teksa ka postuar në “Instagram” një video me rastin e ndërhyrjes së portierit Visar Bekaj.

Jo vetëm kaq, por Cordeiro bën edhe një krahasim të rastit të tij me atë në ndeshjen e djeshme Liverpool-Burnley. “The Reds” morën penallti kundër, kurse Tirana jo.

“Si mund të mos jepet një penallti e tillë? Nuk kam nevojë të them asgjë”, shkruan braziliani i Partizanit, që rastin e ndodhur në Premier League e përdor si argument. /abcnews.al