Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Si i vodhën hajdutët 10 mijë euro në vetëm 90 sekonda brenda furrës së bukës

schedule20:53 - 21 Nëntor, 2021

schedule 20:53 - 21 Nëntor, 2021

Në vetëm 90 sekonda, dy hajdutë në Greqi arritën që të vidhnin 10 mijë euro në një furrë buke. Kamerat e sigurisë (kliko këtu për të parë video) kanë kapur pamjet teksa dy hajdutët me maska ​​në fytyrë u futën brenda biznesit duke pretenduar se janë klientë.

Menjëherë nisen drejt objektivit përmes shkallëve që të çojnë në zyrat e biznesit. Dy hajdutët, të cilët me shumë gjasa kanë qenë në furrën e bukës në të kaluarën dhe e njihnin shumë mirë vendin, kanë thyer derën e zyrës dhe në 90 sekonda kanë vjedhur 10.000 euro.

Më pas dy hajdutët u larguan me qetësi nga godina për të mos ngjallur dyshime dhe u zhdukën në rrugicat e zonës. Disa muaj më parë, autorë të tjerë hynë në dyqan dhe grabitën punonjësen. Autoritetet besojnë se dy hajdutët kanë qenë të përfshirë në raste të ngjashme në të kaluarën./ Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!