Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, mbron ngjyrat e Dusseldorf, aty ku është një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe i është besuar dhe numri 10 në fanellë. Edhe sot, në takimin kundër Ausburg, dardani e nisi titullar.
Kur ekipi i tij po mposhte me rezultatin 0-1 nga miqtë, Berisha tregoi shpirtin e tij luftarak në mesfushë, duke rifituar një top të vështirë, që më pas shkoi te këmbët e Henning. Ky i fundit gjuajti bukur me të majtën dhe barazoi për Dusseldorf, me asistin e Berishës./abcnews.al
Bundesliga, java 33
Dusseldorf – Ausburg 1-1
Hennings 25’ / Niederlechner 10’